Pyetje te Shpeshta Lidhur me COVID-19

+ Cfarë është COVID-19?

COVID-19 është nje sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus në familjen e koronaviruseve. Ka shumë tipe te koronaviruseve, dhe zakonisht këta shkaktojnë sëmundje të lehta të sistemit respirator. COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri, dhe për të parën herë është zbuluar në Vuhan, Kinë.

+ Përse kanë mar njerëzit frikë nga ky shpërthim, a nuk është mu sikur gripi i zakonshëm?

Ky koronavirus (COVID-19) shkakton 20% raste të rënda dhe 2% vdekje. Kjo është rreth 20 herë më shumë se sa efekti i gripit. Periudha tipike e inkubimit është 3 dite por mund të shkoj deri në 14 ditë, dhe ka raportime për raste prej 24 dhe 27 ditë. Është tejet leht i transmetueshëm me një rritje te përditshme prej 50% në raste të reja (shkalla e përhapjes R0 rreth 3-4) përveç nëse bëhen intervenime të jashtëzakonshme.

+ Cilat janë simptomat e COVID-19?

Simptomat e COVID-19 zakonisht përfshijnë ethe, kollë, dhe lodhje. Disa pacient ndjejnë dhembje, kongjestion në hundë, rrjedhje të hundës, dhembje në fyt, apo diare. Shumica e njerëzve kurohen nga ky virus pa pas nevojë për trajtim special, por disa mund të sëmuren seriozisht dhe të zhvillojnë vështirësi në frymëmarrje. Të vjetrit, dhe ata me probleme shëndetësore si ato të zemrës, shtypja e lartë e gjakut, apo diabeti, janë më të prirur që të zhvillojnë simptoma të rënda.

+ Cfarë duhet bërë nëse kam bindjen se kam COVID-19?

Fillo duke u vetizoluar nga komuniteti. Shumica e atyre që preken nga COVID-19 kanë simptome të lehta që mund të menaxhohen në shtëpi. Nëse ka të tjerë në shtëpinë tuaj, kufizo kontaktin duke qëndruar vet në një dhomë dhe aplikoni sanitizim të shpeshtë në hapësirat e përbashkëta. Mbaj maskë në fytyrë kur të ndërveprojsh me të tjerët në shtëpinë tuaj, dhe pastro duart shpesh.

Më pas, arranzho një testim për COVID-19 duke kontaktuar autoritetet lokale shëndetësore. Thirr shërbimin lokal shëndetësor që t'i njoftosh lidhur me simptomat tua si dhe lidhur me historinë tuaj të udhëtimeve dhe kontaktet potenciale që mund të kesh pasur me koronavirusin. Nëse të nevojitet kujdesi shëndetësor, mbaj maskë fytyre dhe gjej një mënyrë të sigurt për të shkuar në qendrën mjekësore - shmangiu transportit publik apo shërbimeve tjera të përbashkëta të vozitjes.

Qendrat mjekësore tashmë kanë goxha barë, kështu që duhet të jesh kambëngulës nëse mendon se ke COVID-19. Nëse zyrtarët nuk i përgjigjen kërkesës sate për testim, ndoshta do të duheshe të dokumentosh përvojën tënde dhe ta ndash këtë informacion me mediat lokale si dhe mediat sociale.

+ Si bartet COVID-19?

COIVD-19 përhapet përmes kontaktit me individ tjerë të infektuar. Virusi përhapet kur një person me COVID-19 kollitet apo liron frymën, duke liruar kështu pikëza në ajër dhe në hapesirat përreth. Njerëzit mund të preken nga COVID-19 duke thithur këto pikëza, ose duke prekur një sipërfaqe të infektuar dhe më pas sytë, hundën, apo gojën. Për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, është me shumë rëndësi që secili afër zonave të prekura të ndërmer masa që të reduktoj kontaktin me të tjerët. Ne rekomandojmë fuqishëm që të shihni udhërrëfyesit tanë për rekomandimet e detajuara se si të parandalohet përhapja e COVID-19.

+ A nuk do të ndodh shpërthimi pavarësisht se cfarë bëjmë?

Nëse e zvogëlojmë kontaktin në mes njerëzve, atëhere shpejtësia e përhapjes do të zvogëlohet. Duke izoluar ata që janë të sëmurë apo kanë gjasa që të sëmuren për shkak të kontakteve që ata kanë pasur ne mund të ngadalësojme rritjen e numrit të rasteve të reja. Kur ka shumë raste, kjo nuk mjafton. Është e mundër që të ndalohet përhapja duke "bllokuar" komunitetet ku ka raste të shumta. Nëse secili qëndron në shtëpi për aq kohë sa zgjat periudha e inkubimit numri i rasteve të reja është shumë më i vogël. Kjo është bërë në Kinë, Kore Jugore, dhe Itali. Kina ia ka dalë që të ndërprej dhe kthej mbrapsht rritjen e rasteve të reja, dhe tashmë ata janë afër që të eliminojnë të gjith rastet nëpër Kinë. Korea Jugore dhe Italia janë ende duke punuar që të rafinojnë intervenimet e tyre për të arritur të njëjtin rezultat.

+ Si mund të mbroj veten dhe të tjerët nga ky virus?

Fillo me pastrimin e duarve mirë e mirë dhe shpesh! Duart mund ta kapin koronavirusin përmes kontaktit me pikëza të infektuara. Fërko duart me sapun për së paku 20 sekonda, dhe më pas shpërlaj dhe thaj duart. Nëse sapuni dhe uji nuk të gjinden, një sanituzues alkoolik mund të mbyt virusët që të janë ngjitur në duar. Jashta momentit kur i lanë duart shmangiu prekjes së syve, hundës, dhe gojës në mënyrë që të parandalosh virusët që të hyjnë në trupin tënd. Nëse dikush afër teje po kollitet apo po teshtinë, mbaj distancë prej së paku një metër në mënyrë që të shmangësh mundësinë që të thithësh pikëzat që mund të kenë virus. Nëse ti kollitesh apo teshtinë, mbulo gojën dhe hundën me bërryl apo faculetë. Më e rëndësishmja, nëse nuk ndjehesh mirë, rri në shtëpi. Nëse ke ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje, thirr shërbimet shëndetësore që të të tregojnë se si të vazhdosh tutje për një kontrollë mjekësore.

Ne rekomandojmë fuqishëm që të rishikoni udhërrëfyesit tanë për rekomandime të detajuara për individ, komunitete, biznese, dhe qeveri.

+ Si trajtohet COVID-19?

Nuk ka trajtim anti-viral për COVID-19. Për shkak se kjo sëmundje shkaktohet nga një virus, as antibiotikët nuk janë efektiv. Njerëzit me ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje do të duhej të kërkojnë kujdes shëndetësor sa më herët që të lehtësojnë simptomat dhe të zvogëlojnë riskun e zhvillimit të një infeksioni serioz.

+ Si mund të përgadis shtëpinë dhe familjen për një përhapje në rajonin tonë?

Fol me familjen dhe miqt që të keni një plan veprimi, duke përfshirë hapat që mund të ndërmerrni në rast se vendi juaj i punës apo shkolla e fëmive tuaj duhet të mbyllen. Përcaktoni ata që mund të jenë më të rrezikuar që të zhvillojnë komplikime serioze. Bazuar në të dhënat e tanishme, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit që të kenë simptoma serioze. Monitoroni këta individ mirë dhe kërkoni kujdesin shëndetësor posa të shfaqet ndonjë simptomë e COVID-19. Praktikoni shprehi të mira të higjienës personale, sikur larja e duarve dhe shmangia e kontaktit me njerëz që janë të sëmurë, si dhe pastroni përditë sipërfaqet që prekni.

+ A do të duhej të mbaj maskë fytyre?

Përdorimi i maskave po debatohet. Ne vërejmë që: (1) Secili individ që ka madje edhe simptomat më të buta do të duhej t'i shmanget kontaktit me të tjerët dhe do të duhej të mbaj maskë kur ka kontakt të domosdoshem publik apo privat me të tjerët. (2) Mbajtja e maskës do të duhej të jetë e pranueshme në hapësira publike që të parandalohet mundësia që ata që janë të sëmurë të hezitojnë ta mbajnë atë apo të ndjehen të stigmatizuar për shkak të mbajtjes së saj. (3) Edhe pse maskat nuk garantojnë siguri për një individ të shëndetshëm dhe furnizimi me to mund të jetë i kufizuar për shkak se shërbimet mjekësore kanë më shumë nevojë për to, përdorimi i maskave aty ku nuk mund t'i shmangemi afërsis me të tjerët që mund të jenë të infektuar zvogëlon në mënyrë dramatike mundësinë e infektimit. (4) Për ata që janë mbi 50 vjec apo kanë vështirësi ekzistuese shëndetësore, si dhe për ata në zonat me rrezik të lart, kostoja e lartë e të qenit i infektuar arsyeton mbajtjen e maskës.

+ A do ta ndal përhapjen moti i ngrohtë?

Kjo është një ide që është përmendur online dhe që ka tërhequr vëmendje. Nuk ka evidencë për ta mbështetë këtë mundësi.